Gjyqtarja federale bllokon urdhrin ekzekutiv të Trump-it për ndalimin e shtetësisë me lindje


 

Një gjyqtare federale në SHBA ka bllokuar përkohësisht urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump, i cili synon të përfundojë të drejtën e shtetësisë me lindje, duke e cilësuar si antikushtetues dhe në kundërshtim me historinë 250-vjeçare të shtetësisë në SHBA. 

Gjyqtarja Deborah Boardman e Gjykatës së Qarkut në Maryland dha vendimin për një ndalim të përkohshëm në të gjithë vendin, duke argumentuar se urdhri i Trump bie ndesh me Amendamentin e 14-të dhe me precedentët e Gjykatës së Lartë, sipas CNN.

Ky vendim përbën një goditje të rëndësishme për urdhrin e Trump, i cili u nënshkrua më 20 janar dhe synon të ndalojë njohjen e shtetësisë për fëmijët e lindur në SHBA nga prindër që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme ose të përkohshme.

Administrata e Trump pritet të apelojë vendimin, duke e çuar çështjen drejt Gjykatës së Lartë.