Gonxhe: Shqipëria në momentin më të mirë ekonomik


Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, në Konferencën Ndërkombëtare për Reformën e Pensioneve, deklaroi se Shqipëria është në momentin më të mirë ekonomik që prej ardhjes së demokracisë.

Ai theksoi se për të rritur pensionet, duhet të shtohen kontribuuesit dhe të ulët informaliteti.

Sot falë reformës të vitit 2014, si dhe dixhitalizimit, numri i kontribuesve është rritur. Shqipëria është sot në momentin më të mirë ekonomik që prej ardhjes së demokracisë. Fokusi ynë është tek shtresat në nevojë.

Duhet të ulim informalitetin që pensionet të rriten. Informaliteti është një e mirë e momentit, por jo në kohëzgjatje. Sot kemi një skemë, ku një pensionist është barazim me 1.1 të punësuar.”