“Ka diçka të gabuar me normat e autizmit në SHBA” – Trump mbështet Kennedy-n para votimit në Senat


Presidenti Trump mbështeti të përzgjedhurin e tij si Sekretar të Shëndetësisë, ndërsa ndau disa shifra mbi rritjen e autizimit në SHBA, në një postim të së martës në mëngjes duke nënvizuar një pikë kyçe mbi teoritë e Robert F. Kennedy Jr. për një lidhje midis autizmit dhe vaksinave.

“20 vjet më parë, autizmi te fëmijët ishte 1 në 10,000. TANI ËSHTË 1 në 34. Uau! Diçka është vërtet e gabuar. Na duhet BOBBI!!! Faleminderit!”, shkroi Trump në Truth Social.

Diagnozat e autizmit kanë ardhur në rritje, megjithëse Trump deklaroi gabimisht shtrirjen e rritjes në postimin e tij të martën. Rreth 1 në 36 fëmijë tani kanë një diagnozë të çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD), sipas vlerësimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, krahasuar me rreth 1 në 150 në vitin 2000, shkruan The Hill.

Trump ka theksuar në mënyrë të përsëritur një lidhje të paprovuar midis vaksinave dhe normave të autizmit, duke thënë në dhjetor se ai mendon se ka “probleme me vaksinat” dhe ka sugjeruar që administrata e tij, duke përfshirë Kennedy-n, nëse ai konfirmohet, do hetonte një lidhje midis të dyjave.

Komiteti i Financave i Senatit votoi të martën në mëngjes për të çuar Kennedy-n në një votim partiak, pavarësisht se demokratët kundërshtuan promovimin e tij prej kohësh ldhur me atë që ata e quajnë dezinformim rreth vaksinave. Kennedy ka promovuar teorinë se vaksinat e fëmijërisë kanë çuar në një rritje të autizmit dhe sëmundjeve kronike, pavarësisht se studimet thontë vijimësisht të kundërtën.

Kennedy ka gjithashtu plan të bngrejë një padi kundër gjigantit farmaceutik Merck për vaksinën e tij që mbron kundër papillomavirusit njerëzor.