Kërkesa globale për naftë nuk do bjerë të paktën deri në vitin 2040, sipas një parashikimi të ri nga tregtari më i madh i pavarur i energjisë në botë, në sinjalin e fundit se ekonomitë do duhet të luftojnë ende për të thyer varësinë e tyre nga nafta.
Vitol, i cili tregton rreth 7 për qind të furnizimit botëror të naftës çdo ditë, pret që kërkesa globale të arrijë kulmin në pothuajse 110 milionë fuçi në ditë në fund të këtih dhjetëvjeçari dhe më pas të bjerë në nivelet e tanishme prej rreth 105 milionë fuçish në ditë në vitin 2040.
“Kërkesa në 2040 pritet të jetë në të njëjtin nivel me sot,” tha ajo në perspektivën e saj afatgjatë të kërkesës të parë nga Financial Times. Është hera e parë që kompania tregtare private publikon llogaritjet e saj të brendshme për kërkesën për energji.
Parashikimi e veçon Vitolin nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila pret që kërkesa për naftë të arrijë në 105.6 milionë fuçi në ditë në vitin 2029. Parashikimi gjithashtu ndryshon nga ato të bëra nga BP.
Konsumi i disa produkteve të naftës, si benzina, pritej të bjerë, tha Vitol. Ai parashikon që kërkesa globale për benzinë do bjerë me 4.5 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2040, me konsumin tashmë në rënie në Kinë për shkak të përhapjes së madhe të makinave elektrike.
Megjithatë, këto rënie do kompensohen nga rritja e kërkesës për plastikë të prodhuar nga petrokimikatet dhe për gazin e lëngshëm të naftës (LPG) si lëndë djegëse për ngrohje dhe gatim në ekonomitë në zhvillim, sipas analizës së Vitol.
Kërkesa për naftë nga industria petrokimike ka të ngjarë të rritet me 6 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2040 duke përfaqësuar një të pestën e të gjithë naftës së konsumuar, tha ai. Ndërkohë, konsumi i LPG-së pritet të rritet me 1.7 milionë fuçi në ditë gjatë periudhës, pasi më shumë njerëz në ekonomitë në zhvillim kalojnë nga karburantet e ngurta më të rrezikshme, si qymyri, në gazin e paketuar.ambalazhuar.
Vitol është në pronësi të rreth 450 partnerëve dhe punëson rreth 1700 njerëz, të shpërndarë kryesisht në qendrat tregtare në Londër, Gjenevë, Singapor dhe Hjuston.