Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Kukësit, Agron Geca, zëvendësohet nga Dritan Baji


Prefekti i Qarkut të Kukësit, Agron Geca lirohen nga detyra si prefekt.

Agron Geca do të zëvendësohet nga Dritan Baji, ky i fundit duke marrë kështu detyrën e re si prefekti i Qarkut të Kukësit.

Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi dhe u botua në “Fletoren Zyrtare”.

 

VENDIM  PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT  TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të   ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

  1. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.