Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në qeli Arben Meskutin


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskutit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”.

Meskuti, i akuzuar për mashtrim të mijëra qytetarëve përmes mikrokredive, vazhdon të mbahet në paraburgim.

Ai është pronar i disa shoqërive financiare që dyshohet se kanë ngritur një skemë piramidale.

Hetimet zbuluan se 5 shoqëri, duke përfshirë Micro Credit Albania, morën kredi të këqija dhe të pashlyera prej rreth 7.3 milionë euro, duke shtrënguar qytetarët të merrnin kredite të tjera për të mbyllur borxhet e mëparshme.