Policia e Korçës ka identifikuar autorin e plagosjes së 40-vjeçarit, Ergyst Shtylla, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme me mjet prerës. Sipas informacioneve të fundit, autori i dyshuar është shtetasi D.M., 39 vjeç, i cili ende ndodhet në arrati.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri ka deklaruar në kallëzimin e tij se është sulmuar me thikë nga autori.
Njoftimi:
“Korçë/Informacion shtesë.
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh., 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se:
Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D. M., 39 vjeç.
Shtetasi E. Sh., në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.