Seanca e parë paraprake për dosjen “Toyota Yuaris”, ku përfshihet ish-kryeprokurori Aurel Zarka, është shtyrë për datën 20 shkurt 2025, në orën 09:00. Shtyrja u bë për shkak të moslegjitimimit të palëve, pasi avokatët e personave në kërkim nuk kanë paraqitur ende prokuratë të firmosura nga vetë të akuzuarit.
Edhe ish-kryeprokurori Zarka, i cili është i vetmi i arrestuar, nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokatët e tij. Pas dëgjimit të palëve në seancën e ardhshme, gjykata do të vendosë për kalimin në gjykim të dosjes.