Kreu i PD-së Berisha ka përmbledhur vizitën e tij në Gjermani ku mori pjesë në kongresin e CDU-së.
Ai skanoi premtimet kandidatit për kancelar nga CDU-ja Friedrich Merz ndërsa tha se programi i tij është konfirmim i programit emergjent të PD-së.
Kryedemokrati tha gjithashtu se udhëtimi i tij në Gjermani është udhëtimi i fitores dhe se CDU-ja është partnere kryesore e PD-së dhe mbështetëse e fortë e saj.
“Kancelari i ardhshëm Merz prezantoi paketën e emergjencës. Ai premtoi ulje të çmimeve të enëergjisë, premtoi një përmirësim të madh të tregut të punës, ulje të taksave për ushqimet, zhvillimin e burimeve energjetike. Me Friedrich Merz Gjermania njeh një transformi dhe “impetus” të ri të madh që është interesi më i madh i gjermanëve dhe të Evropës. Gjendja ekonomike nuk është ajo që duhet të ishte. Ai tha se teknologjia dhe inovacioni do jenë drejtimet kryesore të ekonomisë gjermane. Ajo që është emergjente për Gjermaninë është superemergjente për vende si Shqipëiria. Ishte një rast për të përfituar nga programi i emergjencës të shpallur nga kancelari i ardhshëm. Dua të falënderoj kancelarin Merz për ftesën, kryeministrin e Vestfalisë Veriore, kryebashkiakun e Berlinit, Sekretarin e përgjithshëm të CDU-së, deputetë të kësaj partie. Udhëtimi im ishte udhëtim drejt fitores. Kam bindjen se mbështetja e CDU-së për PD-në, do jetë energji e re që shtyn para demokratët shqiptarë drejt fitores.” – tha Berisha.