VKM/ Qeveria vendos krijimin e bazës së të dhënave shtetërore ‘Databazës së treguesve të statistikave zyrtare’


Në mbledhjen e sotme (5 shkurt 2025) Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Databaza  e treguesve të statistikave zyrtare”.

Në VKM parashikohet se institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është Instituti i Statistikave.

 

VKM:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

  1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare”.
  2. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është Instituti i Statistikave.
  3. Të dhënat që përmban databaza shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, që përditësohen sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare dhe përpunohen në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
  4. Të dhënat parësore janë sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  5. Të dhënat dytësore janë sipas aneksit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  6. Dhënës të informacionit për “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” janë:
  7. a) Kryeministria, ministritë, institucionet në varësi të Kryeministrisë ose të ministrive të linjës, institucionet e pavarura, njësitë e drejtpërdrejta të ofrimit të shërbimeve, agjencitë autonome, administrata e prefektit;
  8. b) bashkitë dhe qarqet.
  9. Baza e të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” ndërvepron me bazat e të dhënave shtetërore të autoriteteve publike, sipas ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, ligjit  nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, dhe programit të statisikave zyrtare.
  10. Niveli i aksesimit të subjekteve të interesuara për bazën e të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është, si më poshtë vijon:
  11. a) INSTAT-i, administrator me të drejta të plota ndryshimi, krijimi, fshirjeje, leximi, sipas roleve përkatëse;
  12. b) Publiku, vetëm me të drejta leximi;
  13. c) Entitetet krijuese të informacionit, sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare.

 

  1. Të dhënat, që aksesohen nga subjektet e interesuara, janë të dhëna statistikore dhe asnjë e dhënë personale nuk mund të përpunohet nga kjo databazë
  2. Ngarkohet Instituti i Statistikave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.