Nga ish-presidenti meksikan Carlos Salinas de Gortari e deri te administrata e fundit e Andrés Manuel López Obrador, trafikanti legjendar i drogës Ismael ‘El Mayo’ Zambada ka përpiluar një narko-enciklopedi të vërtetë, ku paraqiten presidentë, guvernatorë, kryebashkiakë, biznesmenë, gazetarë, trafikantë droge dhe figura të tjera që për një arsye ose tjetër kryqëzuan rrugët me të.
Përmbajtja e asaj enciklopedie tani është në duart e autoriteteve amerikane.Pas kapjes dhe dorëzimit të tij tek autoritetet amerikane, ‘El Mayo’ ka pasur kohë të mjaftueshme për të rikuperuar shëndetin – falë një programi të veçantë – e të mendojë mbi atë që ndodhi dhe dalëngadalë t’u zbulojë informacione autoriteteve amerikane rreth negociatave, marrëveshjeve, favoreve dhe pagesave.
Megjithatë, ky informacion nuk ka të bëjë me anëtarët rivalë të kartelit – burimet konfirmojnë se ai nuk ka dhënë informacione për armiqtë – por më tepër anëtarë të elitës politike meksikane.