Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Laho, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi, për akuzën e korrupsionit raporton gazetarja Klodiana Lala.
Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut,” akuzohej se i kishte dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, 600 mijë lekë dhe kishte premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, për të shmangur apelimin e një çështjeje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.