Nëndrejtoresha e shkollës teknike “Harry Fultz” Brikena Baxhaku është paraqitur në SPAK lidhur me hetimet ndaj Belind Këlliçit mbi deklarimet e tij se ka mbatur shkollën në fjalë.
Denoncimi ndaj drejtuesit politik të PD-së në qarkun e Tiranës është bërë nga avokati Idajet Beqiri, i cili e akuzon Këlliçin se ka falsifikuar dokumentet.
Ish-kandidati i PD-së për bashkinë Tiranë u paraqit në SPAK më 26 dhjetor 2024 ku dha deklarimet e tij për çështjen në fjalë dhe për mosdeklarim pasurie.
Në kallëzimin e Beqirit, thuhet se Këlliçi nuk ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në institucionin “Harry Fultz” në Tiranë dhe se ka falsifikuar dokumentet për t’u regjistruar në universitet në SHBA.
Ai akuzohet se ka ka gënjyer në formularin e kandidimit për deputet ku ka pohuar seka mbatur arsimin e mesëm dhe atë të lartë.