Fiorentina u ngjit në katërshen e parë të Serie A dhe i shkaktoi Inter Milan vetëm humbjen e dytë të sezonit në kampionat me një fitore të thellë 3-0.
Ndeshja u zhvillua si vazhdim i sfidës së ndërprerë në dhjetor pas arrestit kardiak të Edoardo Bove.
Fiorentina shënoi në minutën e 60-të, kur një goditje këndi e Rolando Mandragoras u shndërrua në gol nga Ranieri, i cili shënoi me një goditje precize me vole në cepin e portës.
Në minutën e 65-të, kur Dodô gjeti Kean të lirë në shtyllën e dytë dhe këtë herë sulmuesi nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 2-0.
Interi u përpoq të reagonte, por një goditje e Nicolò Barellës nga distanca dhe një rast i humbur nga Marko Arnautović ishin të vetmet raste të rrezikshme për skuadrën e Simone Inzaghit.
Në minutën e 89-të, Kean shfrytëzoi një pasim të gabuar të mbrojtjes dhe, pasi dribloi Sommerin, vulosi fitoren 3-0 për Fiorentinën.
Kjo ishte fitorja e parë e Fiorentinës ndaj Interit në Stadio Artemio Franchi që nga viti 2017, ndërsa Viola vazhdon serinë e saj pozitive me katër ndeshje pa humbje. Ndërkohë, kjo disfatë bën që Interi të humbasë mundësinë për t’u ngjitur në krye të tabelës për shkak të golavarazhit.
Napoli vazhdon ta kryesojë Serie A pas 23 xhirove të elitës italiane.