Noka: PD-ja do jetë në koalicion të madh opozitar, Meta kërkon të jetë në listë të hapur


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka foli në emisionin “Open” në News 24 mbi koalicionet me partitë e tjera për zgjedhjet parlamentare.

Noka tha se koalicioni do jetë i gjerë me disa parti opozitare ku më kryesorja do jetë me Partinë e Lirisë.

Noka tha se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar të jetë në listën e hapur.

PD do jetë në një koalicion tepër të madh opozitar. Jemi me PL, me Demokristianët, me FRD, me Legalitetin, me Republikanen, PBDNJ. Më 2023 kemi hyrë vetëm me dy parti në koalicion. Dera jonë është e hapur për çdo parti që ndihet opozitare. Meta kërkon të jetë në listën e hapur. PL dhe të gjithë opozitarët do ta gjejnë veten në koalicionin e PD-së. Ata që bëjnë opozitë të opozitës janë me qeverinë. Partia e Bashës është Kapllan-parti. Jemi 16 parti në frontin e opozitës.”-deklaroi Noka.