Zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, shkak një shkëndijë elektrike



Bodrumi i Spitalit Psikiatrik në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.

Policia njofton shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

“Më datë 05.02.2025, rreth orës 21:50, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e bluve.