Ligjvënësit amerikanë duan të ndalojnë DeepSeek nga pajisjet qeveritare


Një grup ligjvënësish amerikanë po kërkojnë të ndalojnë punonjësit e qeverisë që të përdorin chatbotin kinez të inteligjencës artificiale DeepSeek në pajisjet zyrtare.

Republikani Darin LaHood dhe demokrati Josh Gottheimer, do propozojnë legjislacionin të premten që do ndalojë përdorimin e DeepSeek në pajisjet qeveritare lidhur me shqetësimet e sigurisë kombëtare.

DeepSeek është vetëm objektivi i fundit në një betejë më të madhe për supremacinë teknologjike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Përpjekja për goditje vjen disa javë pasi DeepSeek tronditi Silicon Valley dhe Wall Street duke lëshuar një model të përparuar të AI (Inteligjenca Artificiale), të quajtur R1, me të njëjtat aftësi si modelet më të mira amerikane, pavarësisht se është më i lirë për t’u stërvitur dhe më pak i uritur për energji.

Modeli i shpikur nga jë startup kinez që i nënshtrohet kufizimeve të eksportit të SHBA-ve për çipat më të fuqishëm të AI,  ka nxitur shqetësimet se Shtetet e Bashkuara mund të ngelen prapa Kinës në AI.

Startup kinez i inteligjencës artificiale DeepSeek po detyron Silicon Valley të rishqyrtojë planet e saj për zhvillimin e teknologjisë AI.

Nëse miratohet, projektligji i propozuar do t’u japë 60 ditë agjencive qeveritare për të zhvilluar standarde dhe udhëzime për heqjen e DeepSeek si dhe çdo aplikacion tjetër të zhvilluar nga kompania e tij mëmë, High Flyer,  nga pajisjet zyrtare.

Propozimi pason lëvizje të ngjashme nga Australia, Italia dhe Tajvani.

DeepSeek nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Agjencitë federale dhe shtetërore filluan të ndalojnë përdorimin e TikTok në pajisjet zyrtare duke filluar nga viti 2022. ByteDance tani ka më pak se 60 ditë për të shitur aplikacionin përpara se TikTok të ndalohet në Shtetet e Bashkuara, për shkak të një ligji që u miratua me mbështetjen dypartiake vitin e kaluar dhe u shty nga Presidenti Trump në janar.