
Tre punonjës të burgut të Shënkollit, Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella, u liruan nga qelia pas arrestimit të tyre lidhur me arratisjen e Daut Laze, 49 vjeç, më 3 shkurt.
Ata u njohën me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës. Në seancën gjyqësore, ata deklaruan se ishin në detyrë, por nuk e panë Lazen duke u arratisur.
Gjyqtari Lirim Bulica miratoi kërkesën e prokurorit dhe vendosi masën “Arrest në Shtëpi” për Ndokën dhe Nikollin, ndërsa Mella do të përballet me “Detyrim Paraqitje”.
Hetimet vijojnë për shpërdorim detyre. Daut Laze nuk është kapur ende nga policia./BW