Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një ngjarje tradicionale e organizuar nga Kongresi Amerikan.
Presidenti Donald Trump e riktheu këtë traditë duke marrë pjesë personalisht dhe duke refuzuar mundësinë e lidhjes përmes Skype.
“Me Presidentin Trump në Mëngjesin e lutjeve i ftuar nga Kongresi Amerikan.
Presidenti Trump rrikthen traditën e Mëngjesit të lutjeve duke refuzuar të lidhet me skype. Ai mori pjese personalisht duke folur për rëndësinë e besimit por dhe problemet e mëdha që po përballet administrata e tij për të rikthyer dhe ndërtuar ëndrrën Amerikane”, shkruan Mediu.
View this post on Instagram