Policia ka identifikuar dy vajza minorene të cilat dyshohet se publikonin në një faqe instagrami foto e video intime për adoleshentë të tjerë.
Uniformat blu të qytetit të Korçës bëjnë me dije se ndaj vajzave pritet të merren masa nga autoritetet.
“Në bazë të informacioneve lidhur me faqen e instagramit ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentët, mësohet se policia ka arritur të identifikojë dy vajza të cilat dyshohet se janë përgjegjëset për këtë faqe.
Në vijim pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene”, thuhet në njoftim.