Administratori i një kompanie ndëtimi në Berat është arrestuar lidhur me aksidentin në vendin e punës që i mori jetën një punëtori vitin e shkuar.
Ngjarja ndodhi më 17 dhjetor 2024 ku punëteori Gani Selenica humbi jetënpasiu zu poshtë nga një masiv gurësh teksa po punonte në rikonstruksionin e një objekti ndërtimi.
“Ndaj 56-vjeçarit, administrator i firmës së ndërtimit, të kontraktuar për rikonstruktimin e objektit, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.