Alket Hyseni bëhet shqiptari i parë në bordin e Shoqatës Botërore të Jurisprudencës


Alket Hyseni është bërë shqiptari i parë në bordin e Shoqatës Botërore të Jurisprudencës dhe në Fondacionin Botëror të Ligjit.

Ish-deputeti i PS-së shkruan se Shoqata Botërore e Jurisprudencës është organizata më serioze botërore ku marrin pjesë drejtues shtetesh dhe institucionesh të drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë , profesorë të së drejtës dhe profesionistë të ligjit nga pesë kontinente.

Hyseni shton se qëllimi i kësaj shoqate është forcimi dhe përhapja e shtetit ligjor dhe institucionet e tij në mbarë botën.

“A world ruled by law, not force”

I nderuar të përfaqësoj Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit në World Jurist Associates dhe World Law Fondation.

WJA është organizata më serioze botërore që përfshin drejtues shtetesh dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë , gjyqtarë, prokurorë, avokatë , profesorë të së drejtës dhe profesionistë të ligjit nga 5 kontinente. Qëllimi i WJA është forcimi dhe përhapja e shtetit ligjor dhe institucionet e tij në mbarë botën. WJA ka status special consultativ në United Nations Economic and Social Council.

62 vite histori suksesi dhe kontribute të çmuara të personaliteteve botërore si Wiston Churchill, Mbreti Filipe VI i Spanjës, Nelson Mandela, Anthony M. Kennedy, Ruth Bader Ginsburg , Ursula von der Leyen etj. Kongresi i ËJA 2025 do të zhvillojë punimet në 4-6 Maj , në Santo Domingo. Në takim e radhës të Bordit të Drejtorëve , me propozim të mikut të vyer,  Presidentit të WJA Mr. Javier Cremades ,si dhe  mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama,  besoj do të miratojmë kandidaturën e Shqipërisë për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit(Ëorld Laë Congres). “Një botë e sunduar nga ligji, jo nga forca”

Hyseni ka publikuar gjithashtu foto nga takimit me Mbretin e Spanjës Felipe VI, me presidentin Cremades dhe Bordin Drejtues të WJA. Në këtë takim Shqipëria përfaqësohej nga kryeministri Rama në cilësinë e vendit organizator të World Law Congress 2027, ministri i Drejtësisë Manja dhe Alket Hyseni si anëtar i WJA-së.