“Balluku 50 milionë euro vjedhje te Tuneli i Llogarasë, ekonomia në ditën më të zezë” – Këlliçi


Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve të marrin masivisht në protestën e sotme të thirrur nga opozita në Tiraënë.

Ai tha se Shqipëria po plaket e po mpaket dhe se ekonomia e vendit është në ditën më të zezë. Këlliçi theksoi se PD-ja ka premtuar pagë minimale 500 euro dhe rrogë mesatare 1200 euro.

Ai tha se 50 milionë euro janë vjedhur me Tunelin e Llogarasë, të cilën e quajti vjedhje flagrante.

“Qytetarët sot janë në shesh për aferat flagrante të qeverisë, vjedhjet 50 milionë euro me Tunelin e Llogarasë, është bërë vjedhje flagrante e vendit. Shqipëria përveç se është plakur, edhe është mpakur. Ekonomia e shqiptarëve është sot në ditën më të zezë. Çdo qytetar shqiptar duhet të vijë sot në protestë. Ne kemi premtuar pagë minimale 500 euro dhe mesatare 1200 euro. Nuk ka parti politike pa gabime, edhe PD mund të ketë gabuar, por nuk ka kryer këto vjedhje të mëdha flagrante që janë bërë në kohën e qeverisjes së PS-së.” – tha Këlliçi.

Deputetja e PD-së Zhupa tha se sot do jetë një nga protestat më të fuqishme që ka parë  vendi dhe se qytetarët nuk dorëzohen dhe më 11 maj do sjellin ndryshimin e shumëpritur.

“Ne jemi në krah të qytetarëve. Sot do të jetë një nga protestat më të fuqishme të PD, sot do të jetë edhe një mënyrë për të treguar se qytetarët nuk do të dorëzohen, do të rezistojnë, dhe më 11 Maj do të bëjnë ndryshimin që çdo qytetar shqiptare do sot. PD ka thirrur ketë protestë dhe do të jetë një protestë e opozitës së bashkuar, por qytetarët janë ata që vendosin, qytetarët janë ata që kanë irritimin më madh ndaj vjedhjeve që u bëhet. Dhe sigurisht ne jemi aty për t’i mbështetur, ne jemi aty për të folur me ta, jemi aty për të dëgjuar mesazhet e tyre, por skenarin final e vendos qytetari. Gjithmonë ne do të jemi, do të jemi për të treguar forcën, forcën e numrave, forcën që kemi ndaj PS, që sot është partia që rrëmben të ardhmen e shqiptarit. Qytetarët sot duhet të protestojnë që të kuptohet që gjithçka bëhet në kurriz të tyre nuk mbetet pa u ndëshkuar. Duhet të protestohet dhe do të protestojnë për të treguar se nuk tremben më.” – tha Zhupa.