“S’u përkulëm përballë Sorosit, prokurorisë politike e  gjykatave të narkoshtetit” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha se opozita u ngrit nga hiri si feniksi dhe se nuk do rreshtë së luftuari deri në shporrjen e e narkoshtetit të Edi Ramës.

Në fjalën e tij para qytetarëve në sheshin para kryeministrisë, Berisha theksoi se ppopulli opozitar nuk është përkulur kurrë dhe se është fati historik i PD-së që të përmbysë dy diktatura, atë të Enver Hoxhës dhe atë të Edi Ramës.

Kryedemokrati tha se pavarësisht përpjekjeve të Sorosit, qeverisë Rama dhe prokuroisë e gjykatave, PD-a dhe mbështetësit e saj nuk u dorëzuan kurrë dhe nuk do ndalen.

“Ne kemi bërë shumë. Vetë një vit më parë në shkurt 2024 ne ishim në shesh në protestë.Kreu i opozitës ishte i arrestuar në kundërshtim me ligjin, me Kushtetutën dhe unë fjalën e mbajta nga një ekran, i burgosur politik.Por në atë protestë hodhëm themelet e çdo fitoreje që do kemi. Ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si feniksi dhe se ata që menduan që do na mposhtin dështuanme turp. ne jemi të pamposhtur. Jemi të pamposhtur se jemi të bashkuar, sepsembrojë kauzë të drejtë, se mbrojmë vlerat më të arrira të njeriut, familjen, kombin, lirinë, dinjitetin njerëzor. Sot jemi më të bashkuar se kurrë. Sot jemi në këmbë në betejë me diktaturën. Historia e deshi të jemi e vetmja forcë politike që përmbys dy diktatura njëra-pas tjetër. Diktaturën staliniste të Enver Hoxhë dhe të bastardit të kombit shqiptar, të Edi Ramës. Nderim qëndrestarëve opozitarë. Krimi dhe bota e tij është kundër nesh. Prokuroria politike dhe gjykatat e narkoshtetit janë kundra nesh. Po në prapë qëndrojmë të pamposhtur, të sigurt në fitoren tonë. Gjithçka u bëqë Shqipëria të mbetej pa opozitë, kreu i PD-së u vu në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të Edi Ramës ish-presidenti i vendti u zvarrit, u godit në mes të rrugës dhe u filmua duke menduar ky kriminel se do tmerronte opozitën.”­ – tha Berisha.