Gazetari i Fox News, Jesse B. Waters ka bërë një përmbledhje ironike të dollarëve të shpenzuara nga USAID nëpër botë.
Gjatë monologut ai thotë se qindra milionë dollarë janë shpenzuar për gazetarët në Sri Lanka për të shmangur emërtimet tradicionale gjinore, për të drejtat e transgjinorëve në Serbi, Vietnam e Xhamajkë, për të drejtat e homoseksualëve në Ugandë e Afrikën e Jugut dhe për stendë afishimi për transportin e gjelbër në Gjeorgji.
“43 milionë dollarë për një pikë karburanti në Afganistan që nuk kishte asnjë klient. Gjithsesi më pak sesa Biden pagoi për një stacion karikimi në SHBA. 1.5 milionë dollarë për të promovuar lezbiket, homosekualët dhe transgjinorët në Xhamajkë. 4 milionë dollarë për trangjinorët në Serbi, 5.5 milionë dollarë për të drejtat e homoseksualëve në Ugandë. Mbi 6 milionë dollarë për burrat që bëjnë seks me burrat në Afrikën e Jugut. 17 milionë për të promovuar përfshirjen në Vietnam, I bombarduam dhe më pas i paguajmë burrat për të veshur fustane grash. 25 milionë dollarë për të promovuar transportin e gjelbër në Gjeorgji dhe nuk është se morëm lekët dhe u blemë gjeorgjianëve makina elektrike. Ne thjesht paguam një agjenci fantazmë për të ngritur një stendë afishimi që thotë: “Blini makina elektrike”. 1 milion dollarë për fotografë arabë e izraelitë. 8 milionë dollarë për t’u mësuar gazetarëve në Sri Lanka si të shmangin termat gjonore binare, dmth, ne paguajmë 8 milionë dollarë sepse një gazetar në Sri Lanka nuk pëlqen të shkruajë ai ose ajo. 122 milionë dollarë të USAID-it u është dhënë terroristëve. Talibanët paguhen nga taksat tona, laboratori i Wuhan-it në Kinë gjithashtu.” – thotë Waters.