Presidenti serb Vuçiç është përballur me një situatë të pazakontë pasi makina e blinduar “Audi” me të cilën po shkonte në një miting i ka dalë goma gjatë rrugës duke e rrezikuar jo pak.
Kreu i shtetit serb po udhëtonte drejt fshatit Mokrin para se të shkonte në Kikinda. Ai deklaroi për RTS se nuk ishte në dijeni të arsyes së incidentit duke shtuar se kjo gjë do përcaktohej nga hetimi i autoriteteve.
“Pas vizitës në Melenci, isha rrugës për në Mokrin përpara mitingut të madh në Kikinda. Një gomë shpërtheu apo nuk e di çfarë ndodhi. Hetimet do e përcaktojnë saktësisht shkakun. Mbërrita në Mokrin dhe ndërrova automjetin.” – tha ai.
Vuçiç është përballur me protesta të ashpra disajavore nga studentët e qytetarët në vend lidhur me tragjedinë në Novi Sad ku 13 qytetarë humbën jetën pas shembjes së një strehe të rinovuar betoni në stacionin e trenit.
Protestat masive çuan në dorëhqejen e kryeministrit të vendit megjithatë Vuçiç nuk ka dhënë asnjë sinjal se do bëjë të njëjtën gjë.