Mediu: Të bëhemi bashkë për të rrëzuar murin e fëlliqur të qeverisë


Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u bëri thirrje shqiptarëve brenda e jashtë vendit që të bashkohen e të sjellin ndryshimin e madh në zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se qeveria e kryeministrit Rama ka përzënë shqiptarët, tallet me pensionistët e familjet shqiptare, ka kapur ekonominë dhe ka grabitur pasuritë e taksat e qytetarëve.

“Jemi në emër të atyre të sakrifikuan jetën në emër të lirisë, Jemi në emër të prindërve tanë dhe  sot qeveria tallet ta me pensione qesharake. Jemi në emër të të rinjve që janë përzënë nga qeveria. Jemi këtu në emër të së ardhmes, fëmijëve, nipërve e mbesave. Jemi nëemër të së ardhmes që nuk ndërtohet pa lirinë për të folur, për të ndërtuar ekonominë e lirë. Jemi ata që hapën rrugën e ndryshimit kundër diktaturës komuniste për ta bërë Shqpërinë si gjithë Evropa. Që e bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s. Jemi ne që në këtë godinë që pritëm presidentin amerikan Xhorxh Bush. Në dy rezoluta të rëndësishme u tha qartë se qeveria ka vjedhur zgjedhjet, se në Shqipëri nuk ka liri e demokraci. Duhet të bashkohemi për ta shembur këtë mur të fëlliqur e të marrin fatet e vendit në dorë. Diaspora ka shumë në dorë për të sjellë ndryshimin e madh.” – tha Mediu.