Ndërron jetë 66-vjeçari në Tiranë, ra nga kati i katërt i banesës ku po punonte


Një punëtor ka humbur jetën pas rënies nga kati i katërt i një banese në rrugën “Naum Veqilharxhi” në Tiranë, më datë 08.02.2025. Shtetasi B. K., 66 vjeç, ra nga soleta e ndërtesës dhe si pasojë humbi jetën.

Njoftimi:

Informacion paraprak-

Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.