Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit në Shqipëri në vitin 2027, ka theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi, duke deklaruar se kjo është një nismë e qeverisë shqiptare.
Rama nënvizoi se shumë anëtarë të Partisë Socialiste po japin llogari para drejtësisë, një zhvillim që tregon se politika ka hequr dorë nga ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë.
Ai e cilësoi modelin spanjoll si burim frymëzimi për reformën dhe theksoi se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt forcimit të shtetit të së drejtës.
“Ne nuk kemi pasur kurrë ndonjëherë shtet të së drejtës, drejtësi të pavaruar, traditën e të drejtës.
Modeli spanjoll është burim frymëzimi. Politika është një luftë për pushtet kështu është dhe lufta për drejtësi. Nuk mund të jem më krenarë se kaq që do jemi mikpritësit e Kongresit të së Drejtës në vitin 2027.
Së pari nuk do të pendoheni kurrë dhe së dyti nuk do të mërziteni asnjë minutë të vetëm nëse jeni me ne. Shqipëria sot është si Spanja njëherë e kohë, kur nisi të linte pas një të shkuar diktatoriale të vështirë.
Një Kore Veriu e Europës me 5 mijë vizitor në vit ndërsa sot po i afrohemia champions leagues të Turizmit.
Dua të them që kemi kaluar në një reformë drejtësi, një pastrimi të sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, procesi ka marrë vëmendje dhe respekt në Evropë.
Na duhet të jemi dëshmitarë duke parë që njerëz nga partia jonë shumica jonë të japin llogari para drejtësisë. E dinim këtë dhe nuk pendohemi do nxisim që shteti i së drejtës të jetë emëruesi ynë i përbashkët”, deklaroi Rama.