Rama: Stigma ndaj Shqipërisë ka ndryshuar, tani po tregon një imazh të ri


Nga Madridi, ku nënshkroi marrëveshjen për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se stigma ndaj Shqipërisë ka ndryshuar.

Ai theksoi se vendi që dikur shihej si i mbushur me krim dhe korrupsion, tani është një vend që ka avancuar dhe po tregon një imazh të ri.

Rama theksoi se Shqipëria nuk është më ajo që dikur përshkruhej si një vend i zymtë dhe me problematika të mëdha, duke shtuar se është kënaqësi të jetë pjesë e këtij transformimi.

Imagjinoj që shumë prej jush mund të pyesni po Shqipëria ç’dreqin do këtu. Po sepse Shqipëria është larg së qenurit ajo që ju kanë thënë, vendi që është persekutuar kaq shumë kohë nga stigma e të qenurit një vend i zymtë.

Në fakt dielli shndrin në Shqipëri, kurrë nuk është zymtë. Sepse është vend kriminelësh rrëmbyesish, hajdutësh, nuk është se nuk i kemi të gjitha këto, por janë po aq shumë dhe po aq pak sa në çdo vend tjetër.

Po ashtu është një vend pasaporta e së vilës ngjante me një vend të dyshimtë, por kjo ka ndryshuar, ka ndryshuar, është kënaqësi e madhe të jem këtu.”