Kreu i PSD-së Tom Doshi ka hapur një zyrë elektorale në Shkodër duke deklaruar se do jetë deputet i Shkodrës në zgjedhjet e 11 majit.
Ai ka deklaruar për mediat se partia e tij do marrë rezultat surprizë në zgjedhje.
Në këtë legjislaturë, PSD-ja ka tre deputetë në Parlament ndërsa Doshi tha se ky numër do rritet.
Ai nuk mori pjesë në zgjedhjet e vitit 2021.