Në takimin e sotëm me shqiptarët në Itali, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal përgjatë fjalës së tij, tek lufta që u bë sipas tij për asgjësimin e opozitës, nga ana e mazhorancës në pushtet.
Më tej Berisha nuk la pa prekur edhe fitoren e presidentit Trump, për të cilën tha se është një ngjarje aq njerëzore sa edhe hyjnore.
Më tej, ai u ndal
“U përpoqën të na shfarosnin përdorën pushtetin për një Shqipëri pa opozitë,. Ne qëndruam. E dinim se Shqipëria pa opozitë nuk duhet të ekzistojë, e kishim provuar çdo të thoshte Shqipëria pa opozitë.
Ndaj nuk u dorëzuam.
Me besim të madh shkojmë drejt fitores. Duhet të pranojmë ka gjëra tokësore dhe hyjnore ,. Dy mrekulli sa tokësorë dhe hyjnore ndodhën, e para ishte fitorja e Trump. Një mik i imi që ka një radio të nesërm e kësaj fitoreje, shkroi se mrekullia për Amerikën ndodhi, iu përgjigja se mrekullia për tërë botën ndodhi.
Blinkenit ia ka ndaluar Trump dje të futet në çdo ndërtesë federative. I pabesë! Organizoi kurthe e letra për të mashtruar kombin e tij.
Mrekullia e dytë ishte vota e diasporës”, tha ai.