Vendosni fjalën kyçe....

Berisha takim me përfaqësues së Forza Italia në Romë: Siguruan mbështetje për PD-në e opozitën shqiptare


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë vizitës së tij në Romë ka zhvilluar një takim me zyrtarë të partisë Forza Italia.

Berisha është takuar me kreun e Grupit Parlamentar të kësaj partie Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri dhe deputetët Alessandro Battilocchio e Erica Mazzetti.

Kreu i PD-së shkruan se u diskutua për bashkëpunimin mes dy forcave politike.

Takim i përzemërt me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët e kësaj partie, Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti.

Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht për bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor shumëvjeçar midis dy forcave tona politike dhe dy vendeve tona, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Gjithashtu, i informuam miqtë tanë për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Miqtë na siguruan për mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Takimi ishte i hapur dhe miqësor!”-shkruan Berisha.

Berisha ishte i shoqëruar nga Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj e Luçiano Boçi.