Një 32-vjeçar dyshohet se tentoi të vriste një 33-vjeçar me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në Shënkoll të Lezhës.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Danjel Nikolli, 32 vjeç, në flagrancë.
Si prova materiale, janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.
Hetimet kanë treguar se konflikti fizik i ka paraprirë tentativës për vrasje, kur autori ka qëlluar dy herë në drejtim të viktimës, shtetasit E. T.
“Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga për veprat penale “vrasja e mbetur në tentativë” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, shtetasin D. N., 32 vjeç, (Danjel Nikolli), banues në Shënkoll, Lezhë. Ky shtetas për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin E.T., dhe më pas ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të tij për ta vrarë”, njofton policia vendore.