APP përjashton 8 operatorë nga tenderat, 3 prej tyre vetëm në janar


Të paktën tetë operatorë ekonomikë nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në tendera nga institucionet që financohen me para publike pas vendimit të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Lista e rishikuar në mënyrë periodike nga APP tregon se vetëm në janar janë tre operatorë të cilëve ju është kufizuar pjesëmarrja në procedura prokurimi me afat që fillon nga 6 muaj në gati 2 vjet.

Operatorët e tjerë të cilët janë pjesë e kësaj liste janë me vendime të vitit 2024, por kufizimi i tyre për të qenë aktivë në prokurime zgjat përtej këtij viti.

Por cilët janë në fakt operatorët sipas listës së bërë publike dhe afati i kufizimit të tyre?

Operatori ekonomik “EMKO përjashtohet – 15muaj duke filluar nga data 28.03.2024-28.06.2025.)

Operatori ekonomik “Glori Projekt” përjashtohet – 18 muaj (duke filluar nga data 26.06.2024 -26.12.2025)

Operatori ekonomik “Albaphoto” shpk, , përjashtohet – 2vjet (duke filluar nga data 25.11.2024 – 25.11.2026).

Operatori ekonomik “Green Line” shpk, 6 muaj (duke filluar nga data 18.12.2024 – 18.06.2025).

Operatori ekonomik “I-Fire” shpk, 12 muaj (duke filluar nga data 30.12.2024 – 30.12.2025).

Operatori ekonomik “ABI CONS” shpk, përjashtohet – 6 muaj duke filluar nga data 10.01.2025 – 10.06.2025).

Operatori ekonomik “LelMedical” shpk, përjashtohet 12muaj (duke filluar nga data 20.01.2025 – 20.01.2026).

Operatori ekonomik “Avia Center” shpk, 2 vjet (duke filluar nga data 30.01.2025 – 30.01.2027).

Arsyet e përjashtimit

APP herë pas herë analizon dhe u bën thirrje operatorëve për të pasur kujdes lidhur me detyrimet kontraktuale si dhe deklarimet që bëjnë.

Sipas kuadrit ligjor masa e përjashtimit për operatorët mund të vijë si efekt i mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale si efekt i keqinformimit për qëllime kualifikimi apo rastet konstatimit të dokumenteve me të dhëna të rreme të tilla si certifikatat apo vërtetimet e paraqitura për përmbushjen e kritereve të veçanta për kualifikim.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor