Arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kreu demokrat Sali Berisha ia ka atribuuar qytetarëve shqiptarë dhe opozitës.
Para hyrjes në seancën plenare, Berisha ka deklaruar gjithashtu se Edi Rama duhet të japë dorëheqje.
“Kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për faktin se është një kukull e George Soros në Shqipëri është koka e krimit”, tha Berisha.
I pyetur nëse SPAK mbetet organizatë kriminale, ashtu siç ai e ka cilësuar në të kaluarën vazhdimisht, Berisha tha “nuk ka asnjë diskutim që është e tillë”.