Arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos në masë “arrest me burg” edhe biznesmenin Elman Abule


Biznesmeni Elman Abule është arrestuar me urdhër të SPAK.

Abdule më datë 9 janar 2025, u mor në pyetje katër orë nga ana e SPAK.

Mësohet se Abule është pyetur nga prokurorët si person në dijeni për çështjen në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pas dëshmisë, ai refuzoi të komentonte para mediave. Abule u pyet një ditë pasi SPAK mori dëshminë e bashkëshortes se tij Marisa Nito.

Elman Abule, që rezulton lidhje miqësore e kryebashkiakut Erion Veliajt është pyetur, sipas burimeve, lidhur me udhëtimet që ka patur me të jashtë vendit, si dhe me punët që ka marrë në Bashkinë e Tiranës.

“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;’, njofton SPAK.