Pak pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë të Tiranës Erion Veliaj, është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Balkanweb raporton se mbledhja po drejtohet nga kreu i Grupit Parlamentar socialist Niko Peleshi.
PS nuk ka një reagim ende zyrtar nga për arrestimin e Veliajt, ndërsa pritet të shihet nëse Partia Socialiste do të distancohet nga kryetari i Bashkisë së kryeqytetit.
Kujtojmë se pas arrestimit të Veliajt, kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej në Shkodër, anuloi sot të gjitha takimet dhe u nis me urgjencë drejt Tiranës.