Veliaj dërgohet tek Blloku i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”


GJKKO mësohet se ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Oficerët e BKH-së e kanë marrë nga zyra Veliajn dhe e dërguan fillimisht tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Balkanweb raporton se Veliaj tashmë është dërguar tek Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza.