Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi në Kuvend Belinda Ballukun si kontributoren kryesore të arrestimit të Erion Veliajt.
Berisha tha se Balluku mungonte në Kuvend pasi po “hapte shishen e shampanjës” për burgosjen e Veliajt.
Sipas Berishës pas arrestimit të Veliajt radhën e ka zv.kryeministrja Balluku.
“Rama e quante Trumpin turpin e njerëzimit. Bastardja Yuri Kim është më e korruptuara në histori. Ku është Lubia? Lubia e ka mendjen te thasët me para. Ku është sot ajo? Apo po feston, po hap shishen e Shampanjës për burgosjen e Erion Veliajt. Te Erioni do shkojë ajo. Zullmqare si ajo s’ka patur në histori Shqipëria. Shko mblidh kriminelë, por këtu në Parlament s’do hysh më. Kontribuove për arrestimin e Veliajt, por tani është radha e saj”-tha Berisha.