Një 65-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti mëngjesin e sotëm në rrugën Lushnjë-Berat.
Përplasja ka ndodhur pranë fshatit Barbullinjë ku viktima që po kalonte nga njëra anë e rrugës në anën tjetër, është përplasur nga një makinë “Audi” me targë AB257SM e drejtuar nga 46-vjeçari Aleksandër Misto.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në policinë e Lushnjës, ndërsa viktima është identifikuar si Hatixhe Topi, shkruan Shqiptarja.