Gara për kreun e RTSH-së/ PS-PD bien dakord, nisin procedurat për shkarkimin e Këshillit Drejtues


Është mbajtur sot mbledhja e Komisionit të Medias, ku me votë unanime është vendosur që të nisë nga sot procesi për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH.

Ina Zhupa ka propozuar që duke nisur që nga dita e nesërme të zhvillohen dëgjesa individuale me të nëntë anëtarë.

“Që nga sot nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, ku 8 janë anëtarë dhe 1 është kryetari i Këshillit Drejtues. Propozoj që nesër të bëjmë dëgjesa me 9 anëtarët, secili me kohën e vet, duke parashikuar një kohë prej 20 minutash për secilin për të mbaruar dëgjesat”, tha kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa.