Evi Kokalari ka komentuar prezantimin e Chris LaCivita një nga arkitektët e fushatës së fitores së Donald Trump në SHBA si këshilltar i fushatës së Partisë Demokratike në Shqipëri.
Kokalari thotë se Trump nuk fitoi nga Chris LaCivita dhe se ai nuk përfaqëson Trumpin në Shqipëri.
Ajo thotë se fitorja e Trumpit i dha LaCivitas një resume që po bën miliona të paguara nga korrupsioni i opozitës.
Kokalari thekson se nëse Berishës do i hiqet non grata kontraktimi i konsulentit do jetë për të mbuluar pagesën e radhës ndërkohë Rama do fitojë zgjidhjen.
“Trump nuk fitoi nga Chris LaCivita.
Chris LaCivita është konsulent dhe nuk përfaqëson Trumpin ne Shqipëri.
Trump fitoi nga mbështetja e vazhdueshme e bazës së tij besnike, ku bëj pjesë dhe unë, dhe nga Elon Musk që sakrifikoi shumë personalisht. Pjesë e 6 Janarit, kam qenë dhe unë, pikërisht atë ditë që Berisha na ka klasifikuar si ekstremist.
Chris LaCivita, falë fushatës së fundit të Trumpit që tashmë e ka në resume, po bën milliona të paguara nga korrupsioni i opozitës.
Në politikën Amerikane kemi një shprehje – nuk ka gjë më të ndyrë se konsulentët e paguar. Janë njerëzit më të pacipë
Gjithsesi, prezenca e Chris LaCivitas në Tiranë mund të ngrejë moralin e opozitës, por jo shanset për fitore.
Në fakt, nëse Berishës i hiqet non grata, kuptoni që kjo është fasada për të mbuluar pagesën e radhës, dhe fitorja e zgjedhjeve do përfundojë sërish tek Rama, siç e kam parashikuar më parë.
Heshtja për Sazanin nga ana e Berishës, po i kthen disidentët e investimit”-shkruan Kokalari.