Ky është çati kur rrjeti energjetik i Estonisë shkëputet nga Rusia.
Shkëputja ndodhi të shtunën ndërsa përveç Estonia nga rrjeti u shkëputën edhe dy vendet e tjera të Baltikut, Letonia e Lituania. Tre vendet iu bashkuan më pas rrjetit të Bashkimit Evropian.
Ky është kulmimi i një procesi disavjeçar që u bë me urgjencë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.
Ish-republikat sovjetike Estonia, Letonia dhe Lituania, janë tani janë anëtare të BE-së dhe NATO-s dhe me masën e fundit synojnë të bllokojnë aftësinë e Rusisë për shantazh gjeopolitik përmes sistemit të energjisë elektrike.
“Ne kemi hequr çdo mundësi teorike të Rusisë për të përdorur kontrollin e rrjetit energjetik si armë”, tha ministri lituanez i Energjisë, Zygimantas Vaiciunas, për AFP-në.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, një ish-kryeministre e Estonisë, e cilësoi shkëputjen e shteteve të Baltikut nga rrjeti rus si “fitore për lirinë dhe unitetin evropian”.
Pas shkëputjes, shtetet e Baltikut tani po operojnë me “metodën e izolimit”, para integrimit me rrjetin evropian të dielën.
Shkëputja nga rrjeti energjetik rus u bë më urgjente pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, gjë që nxiti frikë në mesin e shteteve të Baltikut se ata mund të ishin shënjestra e radhës.
Pas nisjes së pushtimit, ata ndaluan së bleri gaz dhe energji ruse, por rrjetet energjetike të tri shteteve vazhduan të ishin të lidhura me Rusinë dhe Bjellorusinë, e të kontrolluara nga Moska.