Zyra e USAID-it është mbyllur përfundimisht pas një operacioni disaditor nga Elon Musk.
Një punonjës ka hequr gërmë për gërmë emërtimi e organizatës nga hyrja e godinës ku ka qenë selia deri dje ndërsa drejtori i saj është Sekretari i Shtetit Marco Rubio.
Trump synon ta shkrijë USAID-in e ta bëjë pjesë të administratës ndërsa presidenti e Elon Musk e kanë quajtur atë një organizatë kriminalë që duhet “të ngordhë”.
Pak ditë më parë USAID-it iu prenë të gjitha fondet e ndihmës së huaj për një periudhë 90 ditore ku do bëhët vlerësimi i shpenzimeve të kryera, ndërsa mbi 10 mijë punonjësit e saj nëpër botë janë urdhëruar të kthehen në SHBA duke e lënë agjencinë me një staf prej vetëm 294 punonjësish.