Zgjedhet në Kosovë, KQZ publikon të dhënat e fundit, “Vetëvendosja” kryeson bindshëm


 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) ka publikuar rezultatet e fundit nga procesi i numërimit të votave. Deri tani janë numëruar 88.59% e votave, ose 2,244 kuti nga gjithsej 2,533.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vazhdon të kryesojë me 41.13% të votave.

Partitë e tjera renditen si më poshtë:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 22.04%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 17.67%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 7.64%

Koalicioni Lista për Familje: 2.30%