Komisioni i Ligjeve/ Miratohen ndryshimet në Kod Zgjedhor, ndërsa kërkesa e PD-së për votimin me ID të huaj rrëzohet


 

Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet në Kod Zgjedhor të cilat do të hidhen për votim të enjten në seancë plenare.

Posta për votën e diasporës do të paguhet nga shteti ndërsa rrëzohet kërkesa e PD-së për votimin me ID të huaj.

Gjithashtu është miratuar numërimi i votës së diasporës me komisionerë partiakë. Me votat e maxhorancës kaloi dhe propozimi për afrimin e afateve për listën e kandidatëve për deputet, ndërsa PD votoi kundër.

Partitë mund të grumbullojnë fonde sa 5-fishi i lekëve që u jep shteti për fushatë.