“Lanë qytetin pa kokë”- Arrestimi i Veliajt, Rama: U mor nga zyra dhe u mbyll në qeli pa gjyq


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai e cilësoi ngjarjen si shumë të rëndë dhe theksoi se PS ka heshtur deri më tani për të mbështetur drejtësinë.

“Drejtësia e re ka fituar vetëbesimin, por ka nevojë për kritikë ndërtuese,” tha Rama, duke shtuar se mbështetja ndaj reformës në drejtësi do të vijojë, por do të shoqërohet edhe me opinione kritike.

“Marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli për të lënë një qytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla, është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me “skam koment”.

Unë nuk do t’i mbaj më për vete opinionet e mija. Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj. Sot opinioni im është ky:

Drejtësia e re ka fituar vetëbesimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vijojë njëlloj, por nuk ka pse mos shprehim edhe opinionet kritike, që do të ndihmojë edhe më tej konsolidimin e saj.

U bë 5 vite që flasin të tërë para e mbrapsht për këto që bën parakalimin para kamerave tek stacionin e trenit, dhe vetëm PS forca që qeveris vendin, heshtim.

Heshtja jonë i ka ndihmuar shumë institucionet e drejtësi, deri këtu, por kuptojmë që u mungon kritika kontruktive.

Përballen sot me hosananë e një pjesë të publikut që me zor ka pritur të shohë pushtetarë të lidhur, ose sulme destruktive të asaj pjese të udhëhequr nga bufi i stërplakur dhe kua kua-të.”