Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të marte (11 shkurt 2025) nga një atentat që i është bërë në hyrje të qytetit.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ndaj të riut, i identifikuar si Egzon Gegaj, 29 vjeç, është qëlluar 3 herë dhe ka marrë dy plagë në gjoks.
Fillimisht, i riu është paraqitur i plagosur në spitalin e qytetit, por më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.