Pamjet fantastike, llava e re rrjedh nga baza e kraterit të vullkanit Etna (Video)


Një rrjedhë e re llave filloi të shpërthejë nga një vrimë e re në bazën jugore të kraterit të samitit Boçca Nuova para pak ditësh.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Katania (INGV) raportoi se kjo veprimtari filloi rreth orës 18:35 me orën lokale dhe se pika ndodhet përafërsisht 3000 m lartësi nën grykën midis Bocca Nuova dhe kraterit SE.

Dridhja vullkanike nuk ka treguar rritje të konsiderueshme, duke sugjeruar se shkalla e derdhjes është e vogël. Asnjë veprimtari shpërthyese apo çlirim hiri nuk është vërejtur bashkë me veprimtarinë.

Asnjë deformim domethënës i tokës nuk është zbuluar, duke nënkuptuar se asnjë vëllim i madh magme nuk ka lëvizur nën tokë.